Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Islandë

 

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Islanda. Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2023 në Basketboll.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës dhe luhet të enjten.

Çmimi për biletë do të jetë 2 euro.

Biletat do të jenë në dispozicion në këto vende: Prishtinë, Mitrovicë, Rahovec, Prizren dhe Pejë.