Dalin në shitje biletat për Kupën e Botës

Pas 10 muajve futbollistët më të mirë do të zbarkojnë në fushën e lojës bashkë me kombëtarët e tyre, për të zhvilluar ndeshjet në kuadër të Kupës së Botës e cila do të mbahet në Katar.

Biletat për këtë kompeticion tashmë kanë dalë në shitje. Çmimet ndryshojnë në varësi të lojës dhe ulëses. Biletat për ndeshjen finale janë nga 604 dollarë deri në 1600 dollarë, raporton CNN.

Lidhur më këtë sekretarja e FIFA-së është shprehur se qëllimi është të sjellin lojë të bukur për fansat e futbollit në botë.

“Kjo është Kupa e Botës për Katarin, rajonin dhe botën, dhe produktet e lançuara sot pasqyrojnë qëllimin e FIFA-s për të sjellë lojën e bukur për sa më shumë fansa në mbarë botën”, tha Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura.

Gjithashtu sipas raportimeve, do të ketë bileta në dispozicion edhe për personat me aftësi të kufizuar por që çmimi i tyre do të jetë më i lirë.