Cuadrado infektohet me COVID-19

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

Juventusi ka njoftuar sot, se pas testeve të bëra në mëngjes për coronavirus ka rezultuar pozitiv futbollisti kolumbian.

“Juventusi bën të ditur se pas testeve të kryera të martën, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv. Futbollisti tashmë është izoluar dhe nuk ka simptoma”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Kujtojmë se Alex Sandro kishte rezultuar pozitiv me coronavirus të hënën, duke e quar në dy numrin e të infektuarave te Juventusi.