Cristiano Ronaldo thyen edhe një rekord, kap shifrën e 400 milionë ndjekësve në Instagram

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo është personi i parë që ka kaluar mbi 400 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ronaldo ka një karrierë 22 vjeçare, ku nuk i kanw munuguar rekordet e shumta duke fituar çmimet më të mëdha në klubet ku ka zhvilluar karrierën.

Fituesi i pesë topave të artë në janar të vitit 2020, arriti shifrën e 200 milionë ndjekësve dhe për dy vjet ka arritur që këtë shifër ta dyfishojë.

Lionel Messi është futbollisti i dytë më i ndjekur në Instagram. Argjentinasi ka 306 milionë ndjekës.

Gjatë ditës së shtune Ronaldo e festoi ditëlindjen e tij të radhës dhe në foton e publikuar bashkë me familjen e tij arriti që të merrte plotë 14 milionë like.