Cristiano Ronaldo rikthehet në Torino

Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo të martën në mbrëmje është kthyer në Torino.

Portugezi që më shumë se një muaj kishte qëndruar në Madeira të Portugalisë, së bashku me familjen e tij, pas shpërthimit të coronavirusit në Itali.

Italia ka qenë njëri prej vendeve më të prekura në Europë nga pandemia COVID-19, për këtë arsye 35 vjeçari ishte zhvendosur në vendlindjen e tij.

Ronaldo gjatë qëndrimit të tij në Madeira, është përkujdesur që të mos ta humb formën e tij fizike.

Juventus ia kishte bërë me dije të gjithë futbollistëve që janë jashtë Italisë të rikthehen në Torino, pasi duhet t’i rinisin stërvitjet në mënyrë grupore.

Ronaldo fillimisht duhet të qëndroj në izolim për 14 ditë pasi t’i rinisë stërvitjet në qëndren stërvitore të Juventusit.