Cristiano Ronaldo lojtari dhe sulmuesi më i mirë në Serie A

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Serie A.

Ylli i Juventusit dhe i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë për sezonin 2018/2019.

Po ashtu, Ronaldo u shpall edhe sulmuesi më i mirë i këtij edicioni.

Këto dy çmime portugezi i ka pranuar në “Gran Gala del Calcio”, e cila organizohet vetëm për kampionatin italian Serie A.

Kujtojmë se Ronaldo sot ishte i nominuar edhe për Topin e Artë, dhe u rendit i treti pas Messit e Van Dijkit.

Pasi e ka pranuar çmimin Ronaldo ka thënë se është krenari për të që është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Serie A.

“Është krenari ta fitoj çmimin e futbollistit të vitit në Serie A. I falnderoi bashkëlojtarët nga Juventus dhe futbollistët që kanë votuar për mua”, ka thënë Ronaldo.