Cristiano Ronaldo i thyen tri rekorde me Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Villarrealit.

Njeriu kryesor i kësaj ndeshje ishte Cristiano Ronaldo. Portugezi e shënoi golin e parë për anglezët duke i kaluar në epërsi.

OptaJoe ka bërë të ditur se portugezi i ka thyer tri rekorde në mbrëmjen e sotme.

36 vjeçari është bërë lojtari i parë nga të gjitha klubet angleze që shënon në pesë ndeshje radhazi në garat europiane.

Po ashtu Ronaldo ka thyer rekordin e Wayne Rooneyt duke shënuar në katër ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve, gjë e cila nuk kishte ndodhur nga vitit 2010.

Ish-sulmuesi i Juventusit me golin e shënuar ndaj Villarrealit e ka quar numrin  e golave në tre që i shënon në 15 minutat e fundit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve në këtë sezon. Këtë statistike nuk e ka arritur askush deri më tani në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/202.