COVID-19 prek edhe futbollin italian

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë e rënduar. Pas 103 rasteve në kampionatin anglez të futbollit edhe në kampionatin Italian COVID-19, ka filluar të krijojë efektet e para.

Klubi italian, Inter ka njoftuar se 3 pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“FC Internazionale Milano njofton se Alex Cordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas testeve të kryera dje në Appiano Gentile”, thuhet në komunikatën e klubit italian.

Po ashtu në komunikatën e klubit thuhet se tre pjesëtarët e infektuar me COVID-19 janë izoluar dhe do të qëndrojnë në shtëpi.

Inter ndeshjen e parë për vitin 2022, do ta zhvillojë kundër Bologna me 6 janar. Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Ligës Italiane të Futbollit, Inter gjendet në pozitën e parë me 46 pikë, katër më shumë se vendi i parë.