COMO, ITALY - SEPTEMBER 27: Head coach FC Internazionale Antonio Conte speaks with the media during press conference at Appiano Gentile on September 27, 2019 in Como, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Conte për Juventusin: Duhet të kemi respekt të madh për një ekip që ka dominuar për 9 vite dhe dëshiron të dominojë për vitin e dhjetë

Inter – Juventus, do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 18-të në Serie A.

Të dielën nga ora 20:45, dy ekipe me traditë do të përballen me njëra-tjetrën, në luftë për titullin e kampionit.

Interi pozicionohet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Juventusi në vendin e katërt me 33 pikë me një ndeshje më pak.

Para ndeshjes ka folur trajneri i Interit, Antonio Conte, duke treguar se çfarë ndeshje pret nesër.

“Një ndeshje midis dy ekipeve që kanë ambicie të luftojnë për të fituar dhe për të arritur diçka të rëndësishme”, ka thënë fillimisht trajneri italian.

Conte ka thënë se çdo ndeshje është e rëndësishme, por sipas tij është e pamundur që t’i kenë pikë referimi bianconerët.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe të gjitha na japin tre pikë. Nga ana tjetër është e pashmangshme që Juventus të përfaqësojë një pikë referimi, sepse në vitet e fundit ata kanë dominuar në Itali dhe për këtë arsye, nëse një ekip dëshiron të kuptojë në cilën pikë është, në çfarë niveli është , bëhet e pashmangshme që sot e vetmja pikë referimi në Itali të mund të jetë Juventus“, ka deklaruar Conte.

Ish-trajneri i Italisë ka refuzuar të tregojë se cila skuadër është favorite për këtë ndeshje.

“Nuk dua të tregoj favoritët dhe jo favoritët. Duhet të kemi respekt të madh për një ekip që ka dominuar për 9 vjet dhe dëshiron të dominojë për vitin e dhjetë. Nuk është çështja e favoritit, ose jo. Ne flasim për respekt dhe është më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit për atë që ata kanë treguar, për atë që kanë bërë, veçanërisht sepse në vitet e kaluara nuk ka pasur asnjë histori kur bëhej fjalë për fitimin e kampionatit. Ne sezonin e kaluar kemi shkurtuar pak distancën e pikëve kundër tyre. Shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë vit. Gjithashtu mbaj mend kampionatet e kaluara në të cilat Juventus krijonte distanca prej 20-25 pikë me të gjithë. Sigurisht që nuk ishte një gjë e bukur për tu parë”, ka deklaruar Conte.