Conte pas humbjes nga Barcelona: Humbja duhet të bëj të vuash, si po vuaj unë tani

Barcelona fitoi me rezultat 2-1, ndaj Interit, duke e përmbysur rezultatin. Ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Antonio Conte, është deklaruar për media, duke thënë se është duke e vuajtur këtë humbje të pa merituar.

“Humbja duhet të bëj të vuash si po vuaj unë tani. Kemi bërë një ndeshje të bukur? Po, por kemi lënë trë pikë këtu dhe situata në Champions është kompromentuar. Ne duhet të kthehemi në shtëpi të tërbuar, jo të lumtur për këtë paraqitje. Humbje e pamerituar”, ka thënë Antonio Conte.

Tekniku italian, po ashtu është shprehur i nervozuar me referimin e gjyqtarit kryesor për ndeshjen e sotme.

“Në veshjen e arbitrave është e shkruaj fjala respekt. Ata duhet të kenë respekt për kë vjen këtu të luaj futboll dhe të bëjë më mirë se kundërshtari. Respekti duhet të jetë reciprok, mbaj pas vetës një zemërim për një arbitër ndërkombëtar”, ka thënë Conte i nervozuar me referimin e ndeshjes Barcelona –Inter.