Conte optimist për titullin e kampionit

Skuadra e Interit në dy xhirot e fundit i ka humbur dy ndeshje nga dy kundërshtarët direkt për titullin e kampionit.

Interi u mposht nga Lazio me rezultat 2-1, dhe nga Juventusi me rezultat 2-0. Këto dy humbje e larguan skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte nga titulli i kampionit.

Juventusi është lider në Serie A me 63 pikë, Lazio pozicionohet në vendin e dytë me 62 pikë, kurse Interi në vendin e tretë me 9 pikë më pak se vendi i parë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Antonio Conte beson se nëse e mposhtin Sampdorian në ndeshjen e mbetur do të jenë në garë për titull.

“Fitorja eventuale e së dielës nënkupton afrim në gjashtë pikë me liderin, ndërsa janë edhe 12 ndeshje. Nuk është një pikë që nuk mund të arrihet. Ne kemi punuar shumë dhe me intensitet. Po ndihem pozitiv. Fitorja eventuale e së dielës nënkupton afrim në gjashtë pikë me liderin, ndërsa janë edhe 12 ndeshje. Nuk është një pikë që nuk mund të arrihet. Ne kemi punuar shumë dhe me intensitet. Po ndihem pozitiv”, ka thënë Conte për Inter TV.

Sipas trajnerit italian zhvillimi i ndeshjeve vonë në mbrëmje dhe temperaturat e larta të verës do të jenë sfida të reja për ata.

“Të planifikohet një ndeshje që fillon në ora 21:45 kërkon vëmendje në detaje, në atë se si do të organizojmë ndeshjen. Mëngjesi, dreka dhe pushimi duhet të konsiderohen. Sa i takon tifozëve, qartë se për ata do të jetë e vështirë që mos të vijnë në stadium. Edhe ne do të ndiejmë mungesën e tyre. Ne shpresojmë se kjo periudhë e komplikuar do të kalojë, pasi na duhet normaliteti dhe që tifozët të kthehen në stadiume. Do të luajmë çdo tri apo katër ditë. Temperatura e lartë do të jetë faktor dhe na duhen të gjithë lojtarët. Ne kemi punuar duke pasur këtë në mendje dhe duke u munduar të përfshijmë të gjithë”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit.