Conte: Mos u dorëzoni, do t’ia dalim

Futbolli në Itali është ndërprerë deri me 4 prill zyrtarisht, por duke e parë gjendjen e rëndë të krijuar në këtë shtetet për shkak të përhapjes së madhe të coronavirusit, futbolli italian pritet të rinisë me 2 maj.

Për gjendjen e rëndë të krijuar në Itali, ka folur trajneri i Interit, Antonio Conte me një videomesazh duke i këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi e të mos dorëzohen.

“Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat. Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. Mos u dorëzoni”, ka thënë trajneri i Interit përmes një video drejtuar popullit italian.

Deri më tani te skuadra e Interit dhe stafit asnjë lojtar nuk është ifektuar me coronavirus.