Conte: Lojërat pa tifozë janë të çuditshme

Interi e ka rifilluar futbollin pas pandemisë me ndeshjen gjysmëfinale ndaj Napolit, nga e cila u eliminua, kjo ndeshje u luajt pa praninë e tifozëve.

Po ashtu ndeshjet e mbetura në Serie A, do të luhen pa praninë e tifozëve.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në një intervistë për Inter TV, ka thënë se ndeshjet pa praninë e tifozëve janë të çuditshme.

“Lojërat pas dyerve të mbyllura, pa tifozë, janë të çuditshme, të ndryshme. Të luash me publikun është shumë e rëndësishme, por duhet të përballemi me këtë emergjencë duke shpresuar që sa më shpejt të rikthehemi të luajmë para tifozëve. Futbolli është aq i bukur dhe plot pasion, se që duhet ta ndajmë atë me njerëzit”, ka deklaruar Conte.

Më 21 qershor Interi do të përballet me Sampdorian në kuadër të Serie A. Conte ka thënë se skuadra e tij duhet që t’i rikthehen fitoreve pas barazimit ndaj Napolit.

“Ajo që kemi para nesh është një rrugë për t’u rikthyer tek fitoret, nuk ka rrugë të shkurtëra. Ne kemi nevojë për punë, sakrificë, përpjekje, pasion. Kam dëshirë dhe ambicie. Mendoj se ka filluar një rrugë e mirë dhe kur të filloni rrugë të tilla duhet të besoni në të dhe dëshironi të përballeni me vështirësitë. Duhet të jeni të vetëdijshëm që duke punuar në këtë mënyrë ju mund të rriteni dhe të bëheni konkurrues për të provuar të fitoni diçka të rëndësishme”, ka thënë Conte.