Conte: Kur e ke N’Golon në skuadër, mund të mendosh se po luan me një lojtar më tepër në fushë

Antonio Conte sa ka qenë pjesë e Chelseat, e ka pasur nën udhëheqjen e tij mesfushorin francez N’Golo Kante.

Kante, njihet si lojtar luftarak në mesfushë i cili është aktiv gjatë gjithë lojës.

Për N’Golo Kanten, ka folur Antonio Conte për “Sky Sports”, duke thënë se mesfushori francez është njëri prej lojtarëve më të mirë në karrierën e tij si trajner.

“Në mendimin tim, ai mund të luajë në çdo pozitë në mesfushë. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, një top lojtar. Është i jashtëzakonshëm me dhe pa top. Kur e ke N’Golon në skuadër, mund të mendosh se po luan me një lojtar më tepër në fushë. Mund të shohësh buzëqeshje në fytyrën e tij çdo ditë. Është djalë shumë pozitiv. Është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar në karrierën time si trajner”, ka thënë Conte.

N’Golo Kante iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2016 nga Leicester City.