Conte kërkon nga Interi transferimin e Vidalit dhe Tonalit

Trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron që sezonin e ardhshëm të jetë më konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian i ka kërkuar drejtuesve të Interit që të përforcohet në mesfushë.

Nga Interi priten të largohen lojtarë si Borja Valero, Matias Vecino dhe Roberto Gagliarini, të cilët luajnë në mesfushë.

Ish-trajneri i Juventusit, ka kërkuar nga Interi që në merkaton e verës t’i transferojnë mesfushorët Arturo Vidal dhe Sandro Tonali.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Sandro Tonali është prioriteti kryesor i italianëve, kurse do të tentohet edhe transferimi i mesfushorit të Barcelonës, Arutoro Vidal.