Conte e dëshiron Kanten në Inter

Antonio Conte dëshiron që sezonin e ri të ketë një skuadër të fortë në mënyrë që të luftojë për Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se Conte dëshiron t’i ketë në skuadër lojtarë si N’Golo Kante, Arturo Vidal dhe Emerson Palmeiri.

Trajneri i Interit ia ka bërë më dije Interit se e dëshiron transferimin e mesfushorit 29 vjeçar nga Chelsea.

Frank Lampard nuk llogaritë në shërbimet e N’Golo Kantes dhe mund ta lejojë largimin e Kantes.

Po ashtu një alternativë tjetër për mesfushë është Arturo Vidal, kurse për mbrojtjen e krahut është Emerson Palmeiri.