Chiellini tregon se si e refuzoi Arsenalin në moshën 16 vjeçare

Giorgio Chielli ka dhënë një intervistë interesante për “So Foot”, duke zbuluar gjëra të pathëna për karrierën e tij.

Italiani ka treguar se si e kishte refuzuar ofertën nga Arsenali. Ai ka thënë se ndjehet si budalla që së pranoi ofertën e anglezëve.

“Ndihem si budalla që nuk e pranova një ofertë të bërë nga Arsenali për mua. Megjithatë në atë kohë unë nuk ndihesha gati për një hap kaq të madh”, ka treguar Chiellini.

Kapiteni i Juventusit, ka treguar se ishte vetëm 16 vjeçar kur kishte marrë ofertë të mirë nga Arsenali, por nuk dëshironte që ta tradhtonte Livornon.

“Isha vetëm 16 vjeç dhe luaja në ligën e tretë, mora një ofertë shumë të mirë nga Arsenali, por nuk doja të tradhtoja Livornon dhe të largohesha nga ekipi im në atë kohë”, ka thënë Chiellini.

Chiellini: Armiku më i mirë na karrierë është Ibrahimovici