Chiellini tregon për gjendjen e Ronaldos pas infektimit me coronavirus

Infektimi i Cristiano Ronaldos me coronavirus është lajm i keq për Juventusin dhe për Portugalin.

Portugezi pritet t’i mungojë bianconerëve për disa ndeshje dhe kjo gjë duket brengosëse për “zonjën e vjetër”.

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka treguar për gjendjen e portugezit pas infektimit me COVID-19.

“Ai po ndihet mirë, perfekt. Ishte duke marrë rreze dielli”, ka thënë Chiellini.