Chiellini: Ronaldos iu vodh Topi i Artë nga Real Madridi

Ditën e hënë me 2 dhjetor në qytetin e Milanos, janë shpallur futbollistët më të mirë për sezonin 2018/2019 në Serie A.

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Serie A, nga “Gran Gala del Calcio”.

Po ashtu në këtë mbrëmje edhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ishte në formacionin e vitit në Serie A.

Dje po ashtu në Paris të Francës, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë, duke e mposhtur konkurrencën e Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldos.

Chiellini ka folur për Topin e Artë, pas ceremonisë për Sky Sport Italia, duke thënë se Ronaldos në vitin e kaluar ia vodhën këtë çmim Real Madridi, pasi dëshironte që t’ia jepte Luka Modricit.

“Vjedhja e e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit”, ka thënë Giorgo Chiellini.