Chiellini: Ronaldo duhej të largohej më herët

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për mikrofonat e DAZN për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Portugezi u largua nga bianconerët më 28 gusht duke i befasuar të gjithë me vendimin e tij.

Chiellini ka thënë se e kishte ndjerë që portugezi do të largohet nga merkato e verës.

“E kisha perceptuar se ai mund të largohej gjatë verës, ne kishim arritur një pikë në marrëdhënie ku Cristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një ekip që luante me të drejtë për të, sepse kur gjen një skuadër të tillë është vendimtar. Ai po e dëshmon këtë muajt e fundit dhe nuk më habit, sepse e ka treguar në të gjitha vitet e karrierës së tij dhe gjithashtu në 3 vitet me ne”, ka thënë Giorgio Chiellini.

Kapiteni i Italisë ka deklaruar se Ronaldo duhej të largohej më herët e që do të ishte në të mirën e bianconerëve.

“Tek Juventus ka një plan rinovimi. Nëse ai do të kishte qëndruar do të kishte qenë një vlerë e shtuar dhe ne do ta kishim shfrytëzuar me kënaqësi, por mund të kishte qenë që të vendoste të largohej me një ekip që mendon më shumë për të tashmen sesa për të ardhmen. Ai u largua më 28 gusht, do të kishte qenë më mirë nëse do të largohej më herët për t’u përgatitur, diçka e kemi paguar”, ka komentuar italiani.

Ai e thotë haptazi se Juventusit i kushtoi largimi i vonshëm i Ronaldos duke mos arritur rezultate pozitive në fillimin e sezonit.

“Ishte e vështirë për t’u tretur, por një tronditje të vogël e krijon për dhe ne diçka kemi paguar, sipas mendimit tim për sa i përket pikëve në ndeshjet e para. Po të ishte larguar më 1 gusht do të kishim kohë për t’u përgatitur duke na lëruar dhe nuk do të kishim menduar për lamtumirën e tij”, ka potencuar 37 vjeçari.