Chiellini për kafshimin që ia bëri Suarez në vitin 2014: E admiroj dinakërinë e tij

Luis Suarez dhe Giorgio Chiellini ishin në qendër të vëmendjes në vitin 2014, në ndeshjen Itali – Uruguai, në kuadër të Kupës së Botës.

Luis Suarez e kishte kafshuar Chiellinin në krahë, kafshimi i tij nuk u vërejt nga gjyqtarët e ndeshjes, por më pas u dënua me katër ndeshje mos lojë për veprimin e tij.

Mbrojtësi italian, Giorgio Chillioni në autobiografinë e tij “In Giorgio”, ka thënë se e admiron dinakrinë e Suarezit.

“E vërteta është që unë e admiroj dinakërinë e tij. Nëse Suarez nuk do të kishte atë, ai do të ishte lojtar mesatar”, ka thënë Chiellini.

Kapiteni i Juventusit nuk e cilëson si të çuditshëm kafshimin e sulmuesit të Barcelonës.

“Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur atë ditë në Kupën e Botës. E kam ruajtuar Edinson Cavanin për shumicën e kohës, një tjetër djalosh i komplikuar, dhe nuk kemi lënë asgjë mangu. Papritmas e kam kuptuar se isha kafshuar në krah. Ndodhi, kjo është e gjitha, por kjo është strategjia e tij kur lufton nga afër. Është edhe e imja nëse mund të them”, ka treguar Chiellini.

Chiellini ka thënë se Suarez nuk ka nevojë që t’i kërkoj falje për këtë gjë mbrojtësit italian.

“E kam thirrur pak ditë pas ndeshjes, por ai nuk ka nevojë të më kërkojë falje. Edhe unë jam djallëzor në fushë dhe jam krenar për këtë. Dinakëria dhe keqdashja në një masë, janë pjesë të lojës. Nuk do t’i vlerësoja mashtrim. Ju duhet të jeni intelegjent për të tejkaluar kundërshtarin tuaj”, ka shkruar Chiellini.