Chiellini: Armiku më i mirë na karrierë është Ibrahimovici

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, në një intervistë për “So Foot”, ka zbuluar gjëra interesante në karrierën e tij.

Italiani është pyetur se cili është armiku më i mirë në karrierën e tij. Ai ka thënë se është sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka respekt të madh.

“Është padyshim Ibrahimoviç. E vlerësoj shumë dhe kemi respekt të madh reciprok. Nuk kam pasur kurrë frikë të përballem me të, kurrë nuk kam bërë një hap prapa kur jam ndodhur para tij. Kur kaloi tek Inter u bë armiku im numër 1, më pas thjesht kundërshtar tek Milan dhe në Kombëtare”, ka thënë Giorgio Chiellini.

Chiellini ka thënë se më shumë e shijon një gol të evituar se sa të shënoj.

“Kur kam shënuar gol ndaj Barcelonës në çerekfinale të Champions, kam ndjerë më pak gëzim dhe emocion se sa kur kam ndaluar Kane të shënojë në minutën e 89 në Tottenham-Juventus të vitit 2018.Që të shfaq më të mirën time kam nevojë të kem një kundërshtarë të fortë përpara. Kur fitoj një duel jam shumë i lumtur, por kur ndaloj një gjuajte të rrezikshme apo evitoj një gol të sigurtë adrenalina ime arrin qiellin”, ka zbuluar Chiellini.