Chelsea tregohet i forte për Leedsin (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Leedsit, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Bamfordin në minutën e 4’.

Olivier Giroud shënoi për 1-1, në minutën e 27’, pas asistimit të James.

Vendasit i kaloi në epërsi mbrojtësi francez Zouma.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Cristian Pulisic në minutën e 90+3’.

Pas kësaj fitoreje Chelsea merr kreun e tabelës me 22 pikë.

Kurse, Leedsi mbetet në vendin e 13-të me 14 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.