Chelsea manager Frank Lampard

Chelsea shkarkon Frank Lampardin

Frank Lampardit i kanë kushtuar rezultatet e dobët në Premierligë me shkarkim nga posti i trajnerit te Chelsea.

Chelsea ka bërë të ditur se ka shkarkuar Frank Lampardin nga posti i trajnerit, duke ia shkëputur kontratën.

Lampard kishte kontratë me “Blutë e Londrës”, deri në vitin 2022.

“Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë. Ne jemi mirënjohës Frankut për ato që ai i ka arritur në kohën e tij si kryetrainer i klubit. Sidoqoftë, rezultatet dhe performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit, duke e lënë Klubin në mes të tabelës pa ndonjë rrugë të qartë drejt përmirësimit të qëndrueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Chelseat.

Pas 19 xhirove, Chelsea pozicionohet në vendin e nëntë me 29 pikë të mbledhura, duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Zëvendësues i Lampardit pritet të jetë Thomas Tuchel ose Massmiliano Allegri.