Chelsea shënon fitore të thellë ndaj Crystal Palaces (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë ndaj Crystal Palaces me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi vendasve që shënuan katër gola.

Mbrojtësi i majtë, Benjamin Chilwell i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50’.

Për 2-0, shënoi Kurt Zouma në minutën e 66’.

Mesfushori italian, Jorginho i shënoi dy gola të shpejtë për 4-0, nga penalltitë në minutat e 78’ dhe 82’.

Pas kësaj fitoreje Chelsea pozicionohet në vendin e katërt me shtatë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.