Chelsea ofron 60 milionë euro për David Alaban

Chelsea futet fuqishëm në garë për kartonin e David Alabas.

Pavarësisht deklaratave të fundit të trajnerit të Bayernit të Mynihut, Hansi Flick, i cili pak ditë më parë theksoi se futbollisti është i rëndësishëm për skuadrën dhe se ai nuk është në shitje, numri një i stolit të londinezëve vazhdon të këmbëngulë për 27-vjeçarin, i cili konsiderohet si përforcimi ideal për krahun e majtë, pasi as Marcos Alonso dhe as Emerson nuk preferohen shumë nga trajneri Lampard.

Për të arritur tek austriaku, kontrata e të cilit me bavarezët skadon pas 18 muajsh, drejtuesit e klubit anglez janë gati të derdhin në arkat e gjermanëve 60 milionë paundë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!