Chelsea ofron 20 milionë euro për Habib Diallon

Sulmuesi i skuadrës franceze Metz, Habib Diallo po ndiqet nga skuadra e njohur angleze Chelsea.

Sipas gazetës “Republicain Lorraine”, Chelsea po e dëshiron transferimin e sulmuesit Habib Diallo.

Diallo në këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike duke i shënuar 10 gola në Ligue 1.

Por, për 24 vjeçarin senegalez, interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër londineze, Totteham.