Chelsea në finale të FA CUP (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Manchester Unitedit në kuadër të gjysmëfinales së FA CUP, e cila u zhvillua në “Wembley Stadium”, në Londër.

Olivier Giroud shënoi për 1-0, në minutën e 45+11’ pas asistimit të Azpilicuetas.

Pjesën e dytë “Blutë e Londrës”, e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar për 2-0, me Mason Mount, në minutën e 46’.

Maguire shënoi autogol për rezultatin 3-0.

Golin e vetëm për Unitedin e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 85’ nga penalltia.

Në finale të FA CUP, Chelsea do të përballet me Arsenalin më 1 gusht nga ora 16:00.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.