Chelsea mposht Manchester Cityn (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Manchester Cityt që është luajtur në kuadër të xhiros së 31-të në Premierligë.

Christian Pulisic i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 36’ pas një gabimi nga mbrojtja e Cityt.

Manchester City e barazoi rezultatin me De Bruyne duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutë ne 55’.

Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq pas një prekje të topit me dorë, duke shkaktuar penallti për Chelsean.

Willian shënoi nga penalltia në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje të Chelseat, Liverpooli shpallet kampion në Premierligë pas 30 viteve për herë të 19-të.

Chelsea pozicionohet në vendin e katërt me 54 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.