Chelsea me disa mungesa ndaj Zenit, një nga lojtarët pozitiv me COVID-19

Chelsea nuk mund të llogaritë në futbollistin kroat, Mateo Kovaçiq për ndeshjen e nesërme kundër Zenitit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo është bërë e ditur nëpërmes faqes zyrtare të klubit anglez.

Pos Kovaçiq që ka rezultuar me virus, në ndeshjen e nesërme pritet të mungojnë edhe Jorginho, N’golo Kante, Ben Chillwell dhe Trevoh Chalobah.

“Ne na mungojnë disa lojtarë nesër”, tha Tuchel në konferencën për media para ndeshjes.

Chelsea tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja kundër Zenitit zhvillohet në kuadër të javës së fundit në Ligën e Kampionëve.