Chelsea – Manchester United përfundon pa fitues

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Jadon Sanchon i cili e shfrytëzoi gabimin e mesfushorit Jorginho në minutën e 50-të.

Golin e barazimit e ka shënuar Jorginho në minutën e 69-të nga penalltia.

Pas këtij barazimi Chelsea pozicionohet në vendin e parë me 30 pikë.

Kurse, Manchester Unitedi në vendin e tetë me 18 pikë.