
Chelsea kërkon rikthimin e Armando Brojës pas paraqitjeve të mira të futbollistit shqiptar
Armando Broja po zhvillon një sezon fantastik në fanellën e ekipit Southampton.
Ai gjendet tek Southampton në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Ai u huazua nga Chelsea në drejtim të Southamptonit.
Me formën që po kalon Chelsea ka kërkuar që ta rikthejë në skuadrën sulmuesin shqiptar.
Kjo është konfirmuar nga ana e gazetarit Fabrizio Romano në llogarinë e tij në Twitter.
Lidhur më të ardhëm e Brojës ka folur edhe trajneri i Southamptonit.
“Ne do të donim ta zgjasnim qëndrimin e tij këtu, atij i pëlqen. Ai dëshiron të jetë me ne, ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment”, thotë trajneri i Southamptonit.
Broja këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje në fanellën e Southampton ku ka arritur që të shënojë shtatë gola. Golin e fundit Broja e ka shënuar ditën e djeshme.
Sulmuesit shqiptar iu bashkua Southampton në Gusht të vitit të kaluar dhe ka kontratë deri në maj të këtij viti.
Saints manager Hasenhuttl on Broja future: “We’d love to extend his stay here, he likes it. He wants to be with us, you can feel this in every moment”. 🔴 #SaintsFC
…but Chelsea are already planning with talented Armando Broja as part of their future project. #CFC pic.twitter.com/Zeq4u4evRL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2022