
Chelsea hynë në garë për Upamecanon
09.1.2021 - 16:46
Chelsea dëshiron që të përforcohet në repartin e mbrojtjes pas formës së dobët në xhirot e fundit në Premierligë.
Daily Mail, shkruan se Chelsea ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Leipzigut, Dayot Upamecano.
Për 22 vjeçarin francez kanë shprehur interesim edhe Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
Upamecano konsiderohet si njëri prej mbrojtëseve më të mirë në tregun e transferimeve, përkundër moshës të re që e ka.