Chelsea hynë në garë për Icardin

Chelsea është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.

Icardi është i huzuar te Paris Saint-Germain, deri në fund të këtij sezoni, duke paguar 13 milionë euro për huazimin e tij.

PSG, ka të drejtë që ta bëj të vetin argjentinasin për 70 milionë euro.

Për 27 vjeçarin kanë shprehur interesim Juventus dhe Napoli, që dëshirojnë ta kthejnë në Serie A, për sezonin e ardhshëm.

Sun Sport”, shkruan se Chelsea tani ka hyrë në garë për Icardin dhe dëshiron transferimin e tij në Londër.

Interi i dëshiron 70 milionë euro për Mauro Icardin, dhe dëshiron që ta shes jashtë Serie A, që  mos ta lejojë që të përforcohen rivalët e tyre në kampionatin italian siç janë Juventusi dhe Napoli.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!