Chelsea fiton me vështirësi ndaj Watfordit

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 1-2 ndaj Watfordit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Premierligë.

Mason Mount e hapi serinë e golave për mysafirët duke shënuar për 0-1 në minutën e 29-të.

Vendasit e barazuan rezultatin me Emmanuel Dennisin në minutën e 43-të.

Golin e fitores për “blutë  e Londrës” e shënoi Hakim Ziyech në minutën e 72-të pas asistimit të Mason Mount.

Pas kësaj fitoreje Chelsea mbetet në vendin e parë me 33 pikë.

Ndërsa Watfordi mebtet në vendin e 17-të me 13 pikë.