Chelsea fiton me vështirësi ndaj Aston Villës (VIDEO)

Chelsea ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Aston Villës me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Kortney Hausen në minutën e 43’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi mysafirëve.

Christian Pulisic e barazoi rezultatin në minutën e 60’ pas asistimit nga Azpilicueta.

Pas dy minutave Olivier Giroud i kaloi ‘Blutë e Londrës’ në epërsi.

Pas kësaj fitoreje Chelsea mbetet në vendin e katërt me 51 pikë.

Aston Villa mbetet në vendin e 19-të me 26 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga Premierliga.

PËR T’I PARË GOLATK KLIKONI KËTU.