Chelsea fiton me shumë vështirësi ndaj Brentfordit dhe rimerr kreun e tabelës

Chelsea ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim ndaj Brentfordit me rezultat 0-1.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi i krahut Ben Chilwell në minutën e 45’.

Brentfordi 20 minutat e fundit këmbënguli që ta gjente golin e barazimit, por nuk ia arriti qëllimit falë pritjeve fantastike të portierit të Chelseat.

Pas kësaj fitoreje Chelsea e rimerr kreun e tabelës me 19 pikë.

Kurse, Brentfordi mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.