Chelsea dhuron spektakël ndaj Crystal Palaces

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 1-4, ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë.

Kai Havertz shënoi për 0-1, në minutën e 10’ për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Sulmuesi amerikan Christian Pulisic shënoi për 0-2, në minutën e 10’.

Qendërmbrojtësi francez Kurt Zouma shënoi për 0-3’ në minutën e 30’.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 63’ me Benteken.

Për rezultatin 1-4, shënoi përsëri Pulisic në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 54 pikë.

Kurse, Crystal Palace në vendin e 13-të me 38 pikë.