Chelsea dëshiron transferimin e Cucurellas

Chelsea ka targetuar mbrojtësin e krahut të majtë, Marc Cucurella.

Marc Cucurella kah mahnitur të gjithë në këtë sezon me paraqite të mira me skuadrën e Getafes.

Paraqitjet e mira të 21 vjeçarit i kanë rënë në sy drejtuesve të Chelseas.

Diario Sport, shkruan se Chelsea duhet t’i paguaj 23 milionë funta për mesfushorin spanjoll.

Nëse Chelsea nuk e transferon Cucurellan, atëherë alternativë të tij e ka Alex Telles të Portos.

Cucurella është i huazuar nga Barcelona te Getafe deri në përfundim të këtij sezoni.

Spanjolli në këtë sezon i ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat duke i bërë pesë asistime dhe ka shënuar një gol.