Formula 1: Foto-Facebook/ Formula 1

Charles Leclerc fiton pol pozicionin e tretë me radhë

Charles Leclerc, piloti i skuderisë Ferrari, arriti ta fitojë pozitën e parë për të tretën herë me radhë me një performancë mbresëlënëse në kualifikimet e Formula 1 për Çmimin e Madh të Singaporit.

21-vjeçari e mposhti Mercedesin e Lewis Hamilton me vetëm 0.191 sekonda diferencë.

“Tani ndjehem i impresionuar. Kjo është fantastike”, ka deklaruar Leclerc për televizionin Sky 1 Sports.

Pozitën numër tre e zuri gjermani Sebastian Vetel i cili ishte 0.2 sekonda pas Leclerc në dy xhirot e para, mirëpo një gabim në xhiron e fundit e la atë vetëm në pozitën e tretë.

Holandezi Max Verstappen, i skuderisë Red Bull, doli i katërti me 0.6 sekonda më i ngadaltë se Leclerc,  përderisa piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, arriti të renditej vetëm në pozitën e pestë.

Alex Albon nga  skuderia Red Bull u rendit i gjashti – pozita e tij më e mirë në Formula 1- ndërkohë Carlos Sainz nga skuderia McLaren doli fitues ndaj dyshes së skuderisë Renault, Daniel Ricciardo dhe Nico Hulkenberg, si dhe ndaj partnerit të tij nga McLaren, Lando Norris.

Kjo është renditja e 10-shes kualifikuese për Çmimin e Madh të Singaporit:

1) Charles Leclerc, Ferrari

2) Lewis Hamilton, Mercedes

3) Sebastian Vettel, Ferrari

4) Max Verstappen, Red Bull

5) Valtteri Bottas, Mercedes

6) Alex Albon, Red Bull

7) Carlos Sainz, McLaren

* Daniel Ricciardo, Renault (i diskualifikuar për tejkalimin e fuqisë së motorit të tij)

8) Nico Hulkenberg, Renault

9) Lando Norris, McLaren

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit do të mbahet sot me fillim nga ora 14:10 sipas kohës sonë lokale.