Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Challendes publikon listën për ndeshjen ndaj Suedisë, ndryshime të mëdha në ekip

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challendes, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë.

Challendes ka bërë ndryshime të mëdha këtë herë, ku shumica e lojtarëve të ftuar janë nga Superliga e Kosovës, ndërsa nga lista e zakonshme janë vetëm Fidan Aliti, Herolind Shala dhe Anel Rashkaj.

Ndeshja ndaj Suedisë është miqësore, kurse do të zhvillohet me 12 janar në Katar.