Challandesi po interesohet në përparim të ekipit e jo kualifikim në Botëror
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka specifikuar në konferencë për media se atij po i intereson përparimi i ekipit dhe jo kualifikimi në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Ajo që më intereson mua, është progresi i ekipit. Nuk e kam mendjen te kualifikimi në Kampionatin Botëror, por kam në mendje për të shënuar progres me ekipin. Në mendjen time, është vetëm ndeshje me Gjeorgjinë dhe duhet të reagojmë për të dëshmuar se kemi bërë progres. Sa i përket mentalitetit, ky është ndryshimi i parë që na duhet. Ka tri vite që jam në krye të Kosovës dhe është e qartë që jam i pakënaqur në këtë aspekt, dhe për këtë arsye jam fokusuar te ndryshimi i mentalitetit. Falë mentalitetit, edhe Italia arriti të triumfoj në Evropian pas dështimit në Botërorin e Rusisë. Mancini ndryshimin e parë në ekip që e ka bërë ishte ndryshimi i mentalitetit”, tha Challandes.
Trjaneri zvicerian ka theksuar se nuk do ta ketë të lehtë që ta ndryshoj mentalitetin e lojtarëve, por nuk do të heq dorë nga ky qëllim i tij.
“Absolutisht nuk do të jetë e lehtë për ta ndryshuar këtë mentalitet. Ne duhet të provojmë ta tejkalojmë këtë situatë, të kthehemi të pikat fillestare dhe vlerat që i kemi pasur. Që nënkupton se secili futbollist të jetë i lumtur dhe i gatshëm të qëndroj në bankë, ta ruajë qetësinë e tij dhe shumë gjëra. Këto janë vlerat që duhet t’i gjejmë vlerat. Ne mund të ëndërrojmë kualifikimin në Katar, por për mua këto janë vlerat që duhet t’i kemi si ekip. Unë këtu do të fokusohem për ta kthyer skuadrën në nivelin që ishte dikur. Natyrisht, si përzgjedhës më takon ta përgatiti ekipin dhe të punoj shumë dhe këtë do ta bëjë, pasi dua ta nxjerri më të mirën prej lojtarëve. Nëse nuk ndryshojmë mentalitetin tani, atëherë nuk do të kemi asnjë gjasë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë apo Spanjës. Sepse forca e lojtarëve është pikërisht te mentaliteti. Prandaj, kam vendosur qysh tani t’i bindi futbollistët ta ndryshojmë mentalitetin për të pasur ndonjë gjasë ndaj kundërshtarëve me të cilët do të përballemi”, deklaroi Challandes.