Challandes vazhdon me Kosovën

Bernard Challandes do të vazhdojë ta drejtoj Kombëtaren e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se FFK-ja ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pas humbjes nga Maqedonia e Veriut te enjten.

FFK ka njoftuar se Kryetari i FFK-së ka shprehur besim për trajnerin Bernard Challandes.

“Atmosferë e njëjtë ishte edhe në takim me shtabin teknik. Presidenti Ademi shfaqi besimin e tij ndaj përzgjedhësit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, Ademi është takuar edhe me futbollistët e Kosovës duke i mbështetur për ndeshjet e radhës.