Challandes: Unë marr përgjegjësi për veprimet e mia

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka insistuar se nuk ka asnjë problem te ekipi i tij.

Ai ka shtuar se i merr përgjegjësitë për veprimit e tij.

“Ne nuk kemi asnjë problem, unë nuk po shoh. Ne patëm paraqitje të mira me Gjeorgjinë, Greqinë, me Spanjën, kështu që nuk po shoh problem. Për çka problem? Nuk kam asnjë problem. Ne po e bëjmë më të mirën, por ndoshta nuk po mjafton. Edhe Spanja ka humbur nga Suedia dhe nuk ishte ndonjë problem. Unë marr përgjegjësi për vendimet e mia. Nëse flasim për probleme, po kemi pasur probleme me coronavirus dhe lëndimet më herët dhe ato probleme kanë lënë pasoja në ekip”, ka thënë Challandes në konferencë për media para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.

Challandes: Nuk i frikësohem nga shkarkimi