Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve t’i ftuar për tri ndeshjet e muajit mars.

Kosova këtë muaj do të zhvillojë një miqësore kundër Lituanisë më 24 mars dhe dy ndeshje të tjera kualifikuese për Botërorin ‘Katari 2022’, kundër Suedisë më 28 mars dhe kundër Spanjës me 31 mars.

Sipas njoftimit të FFK-së, për këto ndeshje ka qenë i ftuar edhe sulmuesi i Hammarby, Astrit Selmani, por që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë nuk mund t’i bashkohet ekipit.

Stërvitja e parë për këto ndeshje të përfaqësueses do të zhvillohet të hënën në ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.