Challandes publikon listën e futbollistëve kundër Malit të Zi dhe Gjibraltarit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Ndeshja ndaj Gjibraltarit do të jetë miqësore dhe do të luhet me 10 tetor, kurse ajo ndaj Malit të Zi me 14 tetor dhe do të jetë e vlefshme për Euro 2020.

Në listë është rikthyer Milot Rashica i cili në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë kishte munguar për shkak të lëndimit.

Gjithashtu, rikthime të rëndësishme janë  edhe Arbenit Xhemajli, Herolind Shala, Benjamin Kololli dhe Lirim Kastrati.

Stërvitjet për këto dy ndeshje ‘Dardanët’ do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse në po të njëjtën ditë Challendes do të mbajë konferencë për media.