Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Challandes pret ndeshje të vështirë ndaj Spanjës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes ndaj Spanjës, që luhet në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katari 2022”.

“Ndeshja me Spanjën është speciale dhe shumë e vështirë. Nëse do të varej prej meje do të kërkoja nga FIFA që Spanjën mos ta kemi asnjëherë në grupe. Por ta lëmë shakanë anash, pasi Spanja është një kundërshtar shumë i fortë. Ka posedimin e topin, presingun e madh dhe çdo kundërshtar ka telashe të mëdha. Por, edhe ne duhet ta provojmë këtë sikurse ekipet tjera”, ka thënë Challandes.

Ai iu ka bërë apel gazetarëve që mos t’i bëjnë pyetje rreth formacionit starutes për ndeshjen e nesërme.

“Ju lutem mos më bëni pyetje për ekipin që do të luaj nesër. E them këtë për dy arsye për këtë. Kemi stërvitjen pas pak dhe pastaj do të shohim gjendjen fizike dhe situatën me lojtarët”, ka deklaruar Challandes.

Kosovë – Spanjë luhet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Hadergjonaj kërkon ta shkruaj historinë me Kosovën në ndeshjen ndaj Spanjës