Challandes: Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për t'i arritur qëllimet dhe ëndrrat tona (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, përmes një video-mesazhi iu është drejtuar popullit të Kosovës që është i izoluar për shkakë të pandemisë së coronavirusit.

Traneri zvcerian e ka këshilluar popullin e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpi për të mirën e tyre.

Challandes po ashtu ka edhe një mesazh inkurajues për popullin e Kosovës duke thënë se do t’ia dalin që të kualifikohen për Europianin që do të mbahet në vitin 2021.

“Përshëndetje popull i Kosovës, shpresoj që jeni mirë dhe me shëndet të plotë, në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën, përfshirë edhe Zvicrën, që po përballet me koronavirusin. Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj t’iu bëjë thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë, për sigurinë shëndetësore të juaj dhe familjeve tuaja. Ne do të kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë, është e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj të luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip. Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona”, ka thënë Challandes.