Challandes: Ndaj Sllovenisë duhet të luajmë filozofinë tonë të lojës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë, që luhet të dielën nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Challandes thotë se i ka vrenjtur gabimet që i kanë bërë për tri ndeshjet e fundit të Kosovës.

“Por, mendoj se nuk jam aq budalla nëse nuk do të shihja problemet. Kur flas për problemet flas vetëm për tri ndeshjet e fundit, jo ato ndaj Anglisë e Çekisë. Nëse flasim për këto tri ndeshje, problemet janë evidente, nuk krijojmë sa duhet”, ka thënë Challandes.

69 vjeçari, tregon se Kosova ka luajtur mëri deri në 30 metrat e fundit të kundërshtarit, ai thotë se këtë problem do të mundohet ta zgjidh ndaj Sllovenisë.

“Mendoj se luajtëm mirë deri në 30 metrat e fundit. Posedimi ishte me ne në ndeshjet ndaj Moldavisë e Maqedonisë. Por, në fund nuk kishim  shumë momente ku mund të mendojmë se “oh, mund të jetë gol”. Ky është problemi ynë tani. Kjo është sfida ime. Të gjej zgjidhej, partikularisht në këtë ndeshje, ndaj Sllovenisë”, ka potencuar ai.

Trajneri zvicerian ka thënë e duhet të gjej zgjidhje me lojtarët që i ka në dispozicion për ndeshjen e nesërme.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. Sfida e dytë pas këtij dështimi… duhet ta dini se lojtarët janë të shkatërruar. Si dhe fizikisht lojtarët janë të dërrmuar, pasi vijnë nga një ndeshje e vështirë. Flas për sfidat, sepse për mua, e qartë është se është detyrë e imja që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”, ka deklaruar ai.

Bernard Challandes tregon se ndaj Sllovenisë kërkon që të luajë filozofinë e lojës së Kosovës, me pasime të spejta, kombinime dhe dukee mbajtur topin.

“Kundër Romanisë, Sllovenia ishte skuadër e fortë fizikisht. Do të thotë duhet të jemi gati për luftë të fortë. Nuk mund të kemi vetëm përgjigje me forcë. Duhet të gjejmë përgjigje me topin, me aftësitë. Duhet të gjejmë zgjidhje me principet tona. Të mbajmë topin, të luajmë kombinime, pasime të shpejta. Të luajmë filozofinë tonë të lojës. Menjëherë”, ka thënë ai.