Challandes: Na duhen 11 futbollistë për ta ndalur Ibrahimoviqin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, pritet të jetë startues në formacionin e Suedisë në ndeshjen ndaj Kosovës, të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është pyetur se sa lojtarë i duhen për ta ndalur Ibrahimoviqin. Zviceriani është përgjigjur me ironi se do t’i duhen 11 lojtarë që ta ndalin suedezin.

“Jo dy, por na duhen 11 futbollistë për ta ndalur Zlatan Ibrahimoviqin. Ne jemi si familje dhe duhet të luftojmë ashtu të gjithë”, ka deklaruar Bernard Challandes duke qeshur.

Challandes ka thënë se mund të jetë i kënaqur ndaj  Suedisë.

“Mbase mund të jemi të kënaqur me barazim, mbase jo. Nëse do të kemi një paraqitje të mirë natyrisht se nuk do të kënaqesha me barazim, por nëse vuajmë atëherë do të kënaqesha me barazim”, deklaroi Challandes.

Kosovë – Suedi, luhet nga ora 20:45 të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.